Masat kundër koronavirusit: Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00
Kryeministri Rama ka lajmëruar në Facebook se e nesërmja do të jetë dita e fundit me fashën orare të lejimit të njerëzve për të bërë pazar deri në orën 13:00.
Kreu i qeverisë shkruan se pas mbylljes së zakonshme të fundjavës nga e shtuna në orën 13:00, të hënën do të aplikohet fasha e re deri në 17:30 dhe leje daljet për të blerë ushqime do të jenë 90 minuta.
Edi Rama iu bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve për durim për të dalë me kokën lartë nga kjo luftë.