Kryeministri Rama: Ja çfarë do të lehtësohet pas të hënës

Pas të hënës, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të zgjatet orari për të dalë jashtë shtëpisë, do të autorizohen më shumë makina private që kanë autorizim kompanie, do të shtohet lista e bizneseve që do hapen, por do të ashpërsohen ndëshkimet deri në burg apo konfiskim malli për shkelësit.

E diela e sotme është e treta që të gjithë do të jenë të mbyllur në karantinë totale, pasi nuk lejohet asnjë dalje nga shtëpia dhe të gjithçka është mbyllur.

Prej ditës së djeshme, e shtuna ora 13:00, sot dhe deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet çdo lloj dalje me përjashtim të emergjencave ose të personave që shkojnë në punë, si në dy fundjavat e shkuara.

Nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përveç forcave të rendit, ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.

Përballë kësaj situate dhe masave të zbatuara në masën 99.99% tha kryeministri dje, do të zgjerohet fasha e orarit për të lëvizur këmbësorët, por edhe afati i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur.

Gjithashtu do të shtohet lista e bizneseve që do mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por do të ashpërsohen masat ndëshkimore që mund të shkojnë deri në heqje lirie apo konfiskim malli për bizneset.

Por ajo që ndodhi dje në tregun e Kombinatit që u kthye në një xhungël duke mos u respektuar asnjë masë distancimi dhe mbrojtje duket se ka shtyrë lirinë me pikatore të paralajmëruar. Edi Rama u shpreh se për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie.

Paralajmërimi nga Rama mbi masat lehtësuese që do vihen në zbatim pas të hënës

1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët

2.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private të bizneseve që qëndrojnë të hapura

3.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare

Ndëshkimet

1.Gjobë deri në heqje lire, për ata që këmbësor/ shoferë që janë përsëritës

2.Konfiskim malli deri në heqje të licencës për bizneset që nuk respektojnë masat mbrojtësve të punonjës, distancën