“Krishti u ngjall dhe bashkë me të edhe shpresa për ditë më të mira!”, Matilda Qurku uron Pashkët
Sekretarja e Partisë Demokratike të Sarandës, Matilda Qurku, ka uruar sot besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve.
“Gëzuar Pashkën për gjithë besimtarët ortodoksë!
Krishti u ngjall dhe bashkë me të edhe shpresa për ditë më të mira!
Urim zemre për gjithë bashkëqytetarët por dhe gjithë shqiptarët, që kjo natë e ndriçuar të jetë nata e kthesës për të kaluar këtë të keqe të madhe që ka kapluar mbarë globin e sigurisht Shqipërinë tonë të dashur!”, shkruan Qurku. /Sarandanews.com/