Krahas masave ndaj COVID-19/ Tepelenë, Peçi: Punohet në 3 rrugë të rëndësishme rurale
Pavarësisht situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga COVID19, puna për rindërtimin e veprave publike në bashkinë Tepelenë, nuk ka ndalur për asnjë moment.
Kështu deklaroi për Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë Tepelenë, ndërsa bëri të ditur se në respektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19, aktualisht po punohet në tre rrugë të rëndësishme rurale, që lidhin zonat rurale me qendrat urbane dhe fshatrat me njëra tjetrën.
Sipas tij, kompanitë e ndërtmit po zbatojnë punimet në segmentin rural Salari – Dukaj, i cili ka nisur në fillim të 2020 dhe parashikon të përfundojë në fund të vitit.
Gjithashtu po rndërtohet rruga Bënçë- Lelëdush, rreth 7 km e gjatë dhe aksi rrugor rural Gusmar- Kuç, që lidh fshatrat e bashkive Tepelenë dhe Himarë.