Gjirokastra në shtetrrethim, të gjithë mbyllur në shtëpi
Qytetet shqiptare gjithmonë e më shumë po i ngjajnë qyteteve të perëndimit të egër, sidomos të dielave kur gjithçka është e mbyllur si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Por ndryshe nga atëherë, tani është një tjetër armik që i detyron të kyçin dyert dhe të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.
Nga Gjirokastra vijnë pamje të rralla, teksa qyteti i gurtë hesht dhe gjirokastritët i janë bindur masave për të mos dalë nga shtëpitë e tyre.