Dalin përgjigjet për 8 personat e ekuipazhit të tragetit Sarandë-Korfuz
Rajoni i Sarandës vijon të mbetet i pastër nga virusi Covid19.
Edhe për 8 personat, ekuipazh i tragetit Sarandë-Korfuz, që erdhën nga Greqia dy ditë më parë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës përgjigja e analizave të kryera ka ardhur sot negative.
Megjithatë të tetë këta persona ndodhen aktualisht në karantinë në konviktin e studentëve në Sarandë.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore të Shëndetit Publik, mjekut kirurg, Arjan Kalcuni, numri i personave që u është marrë tampon është 98, dhe rezultati ka qenë negative.
Ndërkohë, u është marrë tampon 5 personave nga qyteti i Sarandës, ku përgjigja për ta vjen ditën e martë, si edhe për tre persona të tjerë është marrë sot tampon.