ANALIZA: Bëni testin, nuk ka festa, jo radhë në bare… Italia dhe Greqia gati për turistët
Pishina të tjembushura, plazhet e zhurmshme dhe autobusët plot me turistikë, mund të jenë një gjë e së kaluarës këtë verë pasi industria e turizmit në Europë po përpiqet të përshtatet me pushimet në epokën e koronavirusit.
Italia dhe Greqia janë të parat që nuk kanë humbur kohë për përgatitjen e sezonit turistik , duke thënë se pushimet do të zhvillohet vetëm nën “rregulla specifike të reja”.
Italia ka hequr tashmë disa masa bllokimi dhe po përgatitet për ardhjen e turistëve, të cilët do të duhet të bëjnë fillimisht testin e koronavirusit. Pronarët e plazheve private në Itali kanë filluar të marrin masa “anti-koronavirus” duke aplikuar masa për distancimin social në vendpushimet e tyre.
Në Porto Cesareo, një qytet i vogël bregdetar në Puglia të Italisë, një plazh privat po vendos çadrat dhe karriget me një distancë sigurie prej 1.5 metrash, si dhe instalimin e litareve për të shënuar hapësirën midis pushuesve.
“Ne mund të hyjmë në det të sigurt, ne kemi rregulla të imponuara nga qeveria por edhe i kemi imponuar vetvetes rregulla të reja. Kjo është arsyeja pse ne kemi testuar këtë distancë midis çadrave.”, thotë Fabrizio Marzano, pronari i një hoteli bregdetar “Litarët e vegjël që shohim mes cadrave janë thjesht për të dhënë një ide për hapësirën që duhet respektuar për sigurinë e të gjithë njerëzve që shkojnë në plazh”.
Por rregullat e distancimit shoqëror nuk përfshijnë vetëm e hapësirëm, por edhe shërbimin ndaj klientit.
“Për shembull, nuk mund të ketë radhë në bar, pasi kjo do të nënkuptojë se njerëzit do të ishin shumë afër njëri-tjetrit. Ne kemi vendosur t’ua cojmë të gjitha porositë turistëve në çadrën e tyre të plazhit “.
Ministri grek i turizmit Harry Theoharis ka thënë nga ana tjetër se Greqia do të hapë kufijtë për turistët nën rregulla specifike të reja.
“Ne do të kemi rregulla për hotelet, rregulla të reja për plazhet, rregulla të reja për pishina, rregulla të reja për autobusët”, tha ai në një intervistë për “BBC”. “Të gjitha plazhet dhe hotelet po aplikojnë masat e distancës sociale, duke vendosur një numër më të kufizuar cadrash dhe duke anuluar festat apo koncertet në bregdet.
Masat e shëndetit dhe sigurisë si në Itali ashtu edhe Greqi, përfshinë certifikatat e imunitetit Covid-19, kontrollet e temperaturës në kufi dhe testeve të gjakut. Problemi më i madh për zhvillimin e turizmit këtë verë është hyrja dhe dalja e sigurt e vizitorëve dhe për këtë arsye po promovohet “pasaporta shëndetësore”. Theocharis deklaroi se BE është duke diskutuar që çdo qytetari evuropian që dëshiron të udhëtojë, t’i jepet një test i besueshëm për zbulimin e koronavirusit. Ai madje shpjegoi se kjo duhet të bëhet në vendin nga vijnë pushuesit. Nëse, për shembull, një vizitor është gjerman, ky test do të zhvillohet në Gjermani para se të vijë në Greqi.
Turizmi global ka qenë ndër industritë më të goditura nga pandemia, duke ndikuar në jetën e rreth 75 milion njerëzve të punësuar në këtë sektor për shkak të mbylljes së kufijve.
Në Greqi, ku turizmi përbën 20% të PBB-së dhe siguron një në pesë vende pune, ekonomia pritet të pësojë një goditje të jashtëzakonshme, duke rënë me 10%. Theoharis, i cili mori postin në korrikun e kaluar, parashikon se vendi fqinj mund të ketë “më pak se një të tretën” të turistëve që priti vitin e kaluar.
Në vitin 2019, Greqia tërhoqi një rekord prej 33 milion turistësh, gati trefishin e popullsinë e saj. Bumi solli një 18.2 miliardë eurosh të ardhura që luajtën një rol vendimtar në ringjalljen e ekonomisë.
Theoharis pranon se e ardhmja është e mbushur me pasiguri, dhe thotë se frika për një valë të dytë të epidemisë këtë vit është reale. Por nëse moti i ngrohtë sjell një frenim të pandemisë, siç shpresojnë epidemiologët, Greqia, thotë ai, mund të hapet për pushuesit në korrik, më vonë se zakonisht, por në kohë për muajt e pikut të verës, kur mundësia infektimit pritet të jetë e vogël.
Turizmi selektiv nuk përjashtohet dhe turistët nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, mund të zëvendësohen nga turistët nga Evropa Lindore dhe Qendrore, që hyjnë në vendin fqinj me makinë, pasi fluturimet pritet të vazhdojnë të jenë të pezulluara.
Theocharis gjithashtu shprehu besimin se do të ketë shumë njerëz të gatshëm të vizitojnë Greqinë kur të jetë e sigurt.