Aksion i policisë në Vlorë, sekuestrohen para dhe drogë

Një sasi lënde narkotike dhe eurosh u sekuestrua nga policia gjatë operacionit të koduar “Përpunimi” në qytetin e Vlorës.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë organizoi operacionin antidrogë gjatë së cilit u sekuestruan 23 kg lëndë narkotike e llojit çokollatë dhe rreth 2500 euro.

Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit A.B. në lagjen “24 maji”, i cili u arrestua dhe do të përballet me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.