Vlorë, 6 raste të dyshuar hyjnë në port
Drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor për jugun e vendit Kujtim Llapi konfirmon se nga qarku i Vlorës janë marrë 6 mostra të personave të dyshuar me coronavirus.
Këta persona kanë shfaqur simtoma dyshuese në pikat e kalimit të kufirit dhe për këtë arsye janë marrë si raste të dyshuara.
3 prej tyre kanë dalë negative ndërsa 3 të tjerë janë dërguar sot në institut dhe po bëhet verifikimi paraprak i tyre.
Gjithashtu ai shpjegon dhe urdhrin e ri të ministrisë së shëndetësisë që po zbatohen edhe në Vlorë.
Llapi ndër të tjera mohon faktin se në Vlorë mungojnë maskat mbrojtëse kundrejt coronavirusit dhe shprehet se nga 1 milion e 200 mije maska të shpërndara në gjithe vendin 125 mijë janë shpërndarë pikërisht në Vlorë, në spitalin rajonal të qytetit.
Gjithashtu parashikuar edhe në udhëzimin e ministrisë i Llapi i bënë thirrje bizneseve të marrin të gjitha masat higjenosanitare siç janë përdorimi i dorezave kur shërbejnë produkte si një masë parandaluese kjo kundrejt koronavirusit.