VIDEO/ Si qëndron e vërteta e 84 vjeçares në Vlorë. Bashkia i dërgon ndihmat, falenderon…

Video e të moshuarës në Vlorë që deklaronte se nuk kishte bukë per te ngrënë e se kishte konsumuar vetëm ujë me sheqer ka bërë xhiron e rrjetit paraditen e sotme.

AlpeNews.al bën me dije se Bashkia e Vlorës është vënë menjeherë në lëvizje dhe ka dërguar ushqime e ndihmat e nevojshme në shtëpinë e saj.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se kur shkruan e moshuara nuk jetonte vetëm siç pretendoi por me mbesën 25 vjeçare dhe ka edhe nipër e mbesa të tjera në qytet.

Gjithashtu mësohet se zonja ka dy shtëpi, vajzën pedagoge dhe katër fëmijë jashtë shtetit.

Nuk është hera e parë që në këto ditë ka shumë raste spekullimesh rreth nevojave jetike për shkak të karantinimit nga pandemia globale e koronavirusit nga banorë të ndryshëm siç janë evidentuar në qarqet e Tiranës, Elbasanit, e gjetkë.

Gjithësesi zonja i mori ndihmat por duket më shumë një rast deshpërimi nga vetmie sociale për shkak të rrethanave familjare, sesa një rast pamundësie ekonomike.

AlpeNews.al sjell pamjet nga momenti kur drejtuesit e Bashkisë Vlorë ia dorëzuan në shtëpi dhe 84 vjeçarja i falenderon për ndihmat.