VIDEO/ Prezantohet platforma, ja si do të dalin këmbësorët jashtë nga e hëna

Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se tashmë nga e hëna vetëm një familjar që është i autorizuar do të mund të dalë dhe të bëjë pazaret e nevojshme për familjen.

Këtë pasdite ai ka prezantuar edhe aplikacionin e ri që do të mundësojë të gjithëve marrjen e lejes për të dalë dhe bërë pazaret, ndërsa personat që janë në punë do të lëvizin me autorizimin që kanë lëvizur deri më tani.

 

Shefi i qeverisë ka bërë me dije se aplikimi do të bëhët nëpërmjet portalit e-albania, dhe aplikacioni quhet “leje për të dalë”.

Ndërkohë ai ka ritheksuar se asnjë pensionist nuk do të lejohet të dalë në rrugë duke berë me dije se ato nuk kanë të drejtë të marrin leje për të dalë.

“Pensionistëve nuk do ju jepet leje ato nuk mund të aplikojnë në këtë sistem pasi përgjigja do të jetë negative.

Atyre duhet që të qëndrojnë në shtëpi. Për pensionistët e vetmuar do të kujdesemi ne me ekipe tona në territor që të bëjmë pazaret dhe tu dërgojmë ilaçet dhe çafrë ato kanë nevojë.

Nuk do të dalin më policët në rrugë. Është vetëm një anëtar familje për të dalë për pazar anëtari që shkon në punë ka autorizimin që e ka deri më tani.

Kur kanë mundësi të ndalojnë dhe për pazarin por gjithkush duhet të ketë në telefon lejen që ka marrë në mënyrë që policia ta konsiderojë person të lejuar”, tha Rama.

???? JA SI DO FUNKSIONOJË SISTEMI I LEJE-DALJEVE PËR PAZAR PËRMES www.e-albania.al OSE ME SMS

Posted by Edi Rama on Friday, March 27, 2020