VIDEO/ Marrin fund spekulimet, qytetari nga Saranda i keqpërdorur nga PD tregon të vërtetën e ndihmave

Përveç të moshuarve, një tjetër kategori që Bashkia Sarandë po u qëndron pranë, janë dhe familjet e varfëra që kanë mbetur pa ushqime në këto momente të vështira.

Sarandanews.com po përcjell pamjet, ku punonjësit e Bashkisë kanë shkuar pranë një familje me vështirësi ekonomike, e cila është keqpërdorur nga Partia Demokratike, si e pa ndihmuar nga Bashkia Sarandë.

Në video e siguruar nga Sarandanews.com vërtetohet qartë nga vetë qytetari, i cili pranon se nuk ka kërkuar ndihmë nga Bashkia, ndryshe nga siç është paraqitur nga PD.

Megjithatë Bashkia Sarandë, e ka futur atë në listën e personave që do të trajtohen me ndihma dhe menjëherë ai është furnizuar me të gjitha nevojat që kërkonte./Sarandanews/

VIDEO/ Marrin fund spekulimet, qytetari nga Saranda i keqpërdorur nga PD tregon të vërtetën e ndihmave ????

Posted by Sarandanews.com on Thursday, March 26, 2020