Situata me COVID-19, ja çfarë u vendos në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës
Këshilli Bashkiak i Sarandës zhvilloi ditën e djeshme mbledhjen e radhës, për të diskutuar mbi situatën emergjente të krijuar nga Covid-19.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari i këshillit bashkiak Asaf Strok, fokusi i diskutimit ishin masat e ndërmarra nga Bashkia për të ndihmuar familjet në nevojë.
Në mbledhje prezent ishte edhe kreu i bashkisë, Adrian Gurma, i cili në fjalën e tij tha se ndihmat për familjet në nevojë të bëhen në mënyrë të kordinuar dhe cildo këshilltar bashkiak që do të nidhmojë të kontakoje me adiminstratën e bashkisë, për të bërë një shpërndarje të drejtë të nidhmave.
Në fund u vendos që antarët e këshillit të ndahen në grupe sipas lagjeve, të cilët do tu bashkohen grupeve të bashkisë. /Sarandanews.com/