Sarandë, nisen një numër i vogël mbështetësish drejt manifestimit të Presidentit
Një numër i pakët mbështetësish janë nisur pak minuta më parë nga qyteti i Sarandës, në manifestimin e organizuar nga Presidenti Ilir Meta.
Burime për Sarandanews kanë bërë të ditur se mbështetësit e LSI-së dhe PD-së janë nisur me makina private.
Manifestimi i sotëm do të bëhet në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. /Sarandanews/