Sarandë, dalin negative përgjigjet për dy qytetarë të dyshuar me koronavirus
DVSHP Sarandë ka bërë me dije se dhe dy testet e kryera, për dy qytetarë të dyshuar me koronavirus kanë dal negativë.
Përgjigja e analizave për të dy qytetarët ka mbërritur mbrëmjen e sotme.
Në Sarandë numri i testimeve ka qenë 13 dhe që të 13 kanë dal negativ. /Sarandanews/