Sarandë, Bashkia kërkon bashkëpunimin e të rinjve në ndihmë të moshuarve

Bashkia e Sarandës ka vendosur në dispozicion një numër kontakti për çdo të ri që kërkon të punojë si vullnetar, për t’i shkuar në ndihmë të moshuarve.

“Perfshirja e cdo te riu dhe te reja ne ekipet tona te ndihmes per te moshuarit e vetmuar, eshte e mirepritur. Kontaktoni ne 0686056030”, nënvizohet në njoftimin e Bashkisë.

Në Sarandë, Bashkia ma marrë përsipër furnizimin me ushqime të të moshuarve që janë vetëm në shtëpi dhe që nuk duhet të dalin jashtë në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirusit.

Dje u shpërndanë ndihmat e para, të cilat do të vijojnë. /Sarandanews/