Projekti: Zhvillimi i Turizmit të qëndrueshëm, e vetmja rrugë për zhvillimin e Përmetit

Bashkia e Përmetit ka arritur marrveshjen në partneritet me programin RELOAD. Ky projekt u implementua nga shoqata Vjosa Explorer.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Përmetit Qëllimi i këtij projekti ishte : Përmirësimi i infrastrukturës turistike në Bashkinë Përmet.

Njoftimi i plotë.

Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm është e vetmja rrugë për zhvillimin e Përmetit.
????Projekt i bashkisë Përmet në partneritet me programin RELOAD.
????Ky projekt u implementua nga shoqata Vjosa Explorer.
????Qëllimi i këtij projekti ishte : Përmirësimi i infrastrukturës turistike në Bashkinë Përmet.

Nëpërmjet këtij projekti u realizuan:
✅Hartat Integrale Turistike të Bashkisë Përmet.
✅Simboli “Çelësi i Qytetit Përmet”.
✅Tabela me Informacion Turistik
✅Realizimi i Albumit “Pasaporta e Qytetit Përmet”.
✅ Broshura promovuese për 10 subjekte që ofrojnë shërbime të lidhura me sektorin turistik.
✅Takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave.
Ejani në Përmet.
“Përveç detit kemi gjithçka tjetër”

Bashkia e qytetit punon për ta bërë qytetin tonë më atraktiv , më të këndshëm e rehatshëm për gjithë turistët, të krijojë mjedise sa më të pastra e të gjelbëruara, të organizojë veprimtari e aktivitete që turistët të ndjehen gjithnjë e më mirë dhe të jenë të mirëseardhur përsëri.

/Sarandanews/