OBSH: Koronavirusi, tashmë një pandemi
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se përhapja e koronavirusit Covid-19 “mund të karakterizohet si pandemi”.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për nivelin alarmant të përhapjes dhe ashpërsisë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Përshkrimi i situatës si pandemi nuk e ndryshon mënyrën se si vlerësohet kërcënimi i këtij koronavirusi”, shtoi ai.
“Nuk do të ndryshojë ajo që ne po bëjmë. U kemi bërë thirrje njerëzve që të marrin masa urgjente dhe agresive që nga dita e parë.
I kemi rënë kambanës së alarmit fort dhe qartë”.