Negociatat, Dritan Leli: Një vendim shprese e besimi, në këto momente të vështira
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka komentuar çeljen e negociatave nga BE për Shqipërinë këtë të martë.
Leli e konsideron këtë vendim si një sukses të qeverisë shqiptare, duke shtuar se tashmë nis rruga drejt familjes europiane.
Postimi i Dritan Lelit.
Vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme i BE, për çeljen e negociatave të Anëtarësimit, një lajm i madh për Shqipërinë e shqiptarët kudo ku ndodhen.
Një vendim shprese e besimi, në këto momente të vështira.
Një sukses i Qeverisë dhe Kryeministrit, Edi Rama.
Tashmë, nis një fazë e re në rrugëtimin tonë drejt BE, në realizimin e ëndrrës sonë për t’ju bashkuar familjes Evropiane.
#Shpresëdhebesim ????????????????????
/Sarandanews/