Masat ndaj koronavirusit, mbyllet tregu ushqimor në Sarandë
Bashkia e Sarandës ka lajmëruar tregtarët dhe blerësit se nesër tregu i produkteve bujqësore, pranë tregut fshatar do të jetë i mbyllur.
Mbyllja do të bëhet pasi do të bëhet dezinfektimi për mos lejimin e koronavirusit.
Njoftimi i Bashkisë së Sarandës.
Te nderuar tregtare te produkteve bujqesore, bleres dhe banore prane tregut fshatar ne Sarande.
Ju bejme me dije se diten e neserme, e permte, 13 mars 2020, ky treg nuk do te funksionoje, pasi mjedisi perpara tij, do t’i nenshtrohet sot, me 12 mars 2020, dezinfektimit, në kuader te masave per moslejimin e perhapjes se koronavirusit.
Faleminderit per mirekuptimin dhe bashkepunimin!
Frike jo,kujdes po.
#Sëbashkudotiadalim