Koronavirusi ndërpret dhe punimet tek shëtitorja Sarandës
Punimet tek shëtitorja e Sarandës janë ndëprerë gjatë kësaj periudhe.
Shkak janë bërë masat e marra kundër COVID-19, të cilat kanë pezulluar jo vetëm punimet, por edhe lëvizje në këmbë apo me makinë në gjithë në territorin e Shqipërisë.
Megjithatë, gjatë sezonit turistik shëtitorja edhe pse nuk do të jetë e mbaruar plotësisht, do të jetë e aksesueshme për turistët dhe bizneset. /Sarandanews/