Koronavirusi, Kuvendi vijon punën normalisht, Hyseni: Nuk ka nevojë fare për panik
Ndonëse kryeministri Rama vendosi të mbyllë aktivitetin e disa institucioneve dhe organizimeve për shkak të koronavirusit, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën normalisht.
Ky vendim u mor në mbledhjen e grupit socialist, në të cilën u vendos që të zbatohen pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të ministrisë.
Teksa puna në komisione vazhdon normalisht, deputetët shprehen se nuk ka vend për panik, ndonëse situata duhet marrë seriozisht.
“Shqiptarët janë mësuar me organizimin, nuk është ndonjë lajm i jashtëzakonshëm.
Nuk ka nevojë fare për panik, mjafton të marrim masat e nevojshme”, u shpreh deputeti Alket Hyseni.
“Nuk ka nevojë për panik, po për të larë më shpesh duart dhe mikrofonat”, tha deputetja Mirela Kumbaro.