Koronavirusi, Bashkia Gjirokastër pezullon transportin publik
Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, Bashkia Gjirokastër ka pezulluar pa afat transportin publik qytetas dhe ndërqytetas në të gjithë territorin e saj.
Urdhëri është firmosur nga kryebashkiaku Flamur Golemi.
Pezullimi i transportit me urban do të jetë në fuqi për një afat të pacaktuar, në mënyrë që të kufizojë lëvizjen e njerëzve.
Deri më tani në rang vendi janë 23 persona të infektuar me Covid-19. Në Gjirokastër u dyshua një rast ditën e djeshme, por analizat dolën negative.
Ndërkohë po dje shumë lokale në qytet mbyllën përkohësisht aktivitetin.