Greqia në karantinë/ Policia me “dorë të hekurt”, gjoba në Athinë por jo vetëm
Policia greke duket se e ka marrë seriozisht procedimin e atyre që shkelin urdhrin e kufizimit të lëvizjes në territor, për të shmangur përhapjen e Covid-19.
Sipas të dhënave nga drejtoria e policisë greke, deri në mesditën e datës 25 mars janë regjistruar 1795 shkelje, të cilat janë shoqëruar me gjobën përkatëse, prej 150 euro ose në total 244.650 euro.
Në krye të listës mbeten Athina me 575 gjoba dhe qytetet e mëdha, por gjoba janë vendosur dhe në fshatra me pak banorë.
Ndërsa për masën e thyerjes së rregullave të karantines dhe hapjen e bizneseve që duhet të jenë te mbyllura, deri tani janë vendosur 267 gjoba, me vlere 5000, të cilat janë shoqëruar edhe me masën e procedimit penal. Askush nuk është i mbrojtur nëse shkel urdhrat e qeverisë, ky është edhe mesazhi që ministria e Mbrojtjes së qytetarit jep për të gjithë.
Për të lehtësuar levizjen e atyre qe kane nje arsye të fortë për ta bërë këtë, emergjencat civile kanë vënë në dispozicion nje numër, në të cilin personi që deshiron te dale per çdo arsye, duhet te dergoje nje sms, ku shpjegon arsyen konkrete. Mesazhi është falas.
Ndërsa punonjësit e sektorit privat, duhet te jene te pajisur me nje deklarate te punëdhënësit te tyre, per te shkuar ne pune, në të cilën shkruhen oret dhe destinacioni i personit qe do te shkoje në punë.