Gjyqtari Tomor Skreli, u dorëhoq para seancës dëgjimore
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njpoftoi më 3 shkurt se kishte shtyrë seancën dëgjimore të planifikuar për Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës Tomor Skreli.
KPK tha se seanca ishte shtyrë për “shkaqe të arsyeshme” dhe se do kishte një vendim të dytë për të.
Por vendimi i publikuar sëfundmi, për përfundimin e rivlerësimit për Skrelin, tregon se KPK ishte vënë në dijeni më herët se ky i fundit kishte dhënë doërheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësorë dhe se kjo dorëheqje ishte pranuar.
Komisioni në vendim sqaron se Skreli ishte hetuar për gati 9 muaj, nga marsi në dhjetor 2019, por në fillim të dhjetorit kishte dhënë dorëheqjen dhe njoftoi KPK se nuk do paraqitej në seancën dëgjimore.
Komisioni, i përbërë nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine vendosi përfundimin e rivlerësimit dhe ndalimin e Skrelit për të qenë pjesë e institucioneve të drejtësisë për 15 vjet.