Frikë nga koronavirus, mbyllet Parku Kombëtar i Butrintit
Parku Kombëtar i Butrintit do të qëndrojë i mbyllur deri më datë 3 Prill, për të gjithë vizitorët.
Ky vendim do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, i cili është marrë nga drejtori i parkut Eri Sulo.
Shkaku i këtij vendimi është në kuadër të masave ndaj parandalimit të koronavirusit.
Qyteti i Sarandës fatmirsisht është i paprekur nga COVID-19. /Sarandanews/