Dy të vdekur brenda ditës në Greqi, shkon në 8 numri i viktimave nga koronavirusi
Në Greqi është shënuar viktima e tetë nga koronavirusi dhe e dyta brenda ditës.
Viktima e tetë është një 80-vjeçar nga Athina.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme ndërroi jetë edhe një 87-vjeçar nga Damaskinia, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Damaskinia është një nga fshatrat e izoluar në komunën e Vojo të Greqisë.
Numri i rasteve të konfirmuara si të prekur me Covid-19 në Greqi është 464.
Ndërkohë 16 prej tyre janë në terapi intensive.