‘Dua leje t’i shërbej mamasë’, Rama telefonon Zamirën nga Gjirokastra: Do marr kryetarin e bashkisë të të sqarojë
Kryeministri Edi Rama vijon komunikimin e tij të përnatshëm duke telefonuar vetë qytetarët që shpreshi ankesa tek platforma e bashkëqeverisjes.
Mbrëmjen e sotme një prej telefonatave ishte në Gjirokastër tek një zonjë, Zamira Mëhilli.
Ajo kërkonte të pajisej me leje për të dalë nga pallati i saj e për të shkuar tek banesa e nënës për t’i shërbyer.
Rama i tha se nuk e ndalon njeri për këtë gjë dhe se lejen e ka në xhep, por më tepër sqarime do t’i bëjë kryetari i bashkisë.
#EdiJam????
Posted by Edi Rama on Monday, March 30, 2020