COVID-19, spitali i Sarandës vendos një çadër për çdo rast emergjence që mund të paraqitet

Qyteti i Sarandës, fatmirsisht është i paprekur nga virusi COVID-19.

Megjithatë, spitali i Sarandës i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, dhe së fundmi në hyrje ka vendosur çadra për triazhimin e çdo rasti emergjence që mund të paraqitet.

Si nga infrstruktura, ashtu dhe nga përgatitja e stafit, spitali i Sarandës është në gadishmëri të plotë për çdo qytetar që mund të paraqitet.

Deri më tani në Sarandë janë kryer 18 testime dhe të gjitha kanë rezultuar negative. /Sarandanews.com/