VIDEO/ Koronavirusi, epidemiologu Agron Bashollari shpjegon masat që janë marrë në Portin Vlorës
Situata alarmate që është krijuar në shtetin fqinj, në Itali, me përhapjen e Koronavirusit, ka bërë që autoritetet shqiptare të marrin masa të larta në të gjithë pikat kufitare.
Në portin e qytetit të Vlorës, janë shtuar masat e kontrrollit për qytetarët që mbërrijnë nga Italia.
Në një prononcim për mediat, epidemiologu Agron Bashollari shpjegon masat që janë marrë në Portin Vlorës.
Bashollari tregon se nga kontrrollet e deri tanishme nuk ka asnjë qytetar të prekur nga ky virus, si dhe asnjë rast dyshues. /Sarandanews/
#Koronavirusi, epidemiologu Agron Bashollari shpjegon masat që janë marrë në Portin #Vlorës, për qytetarët që mbërrijnë nga #Italia
Posted by Sarandanews.com on Monday, February 24, 2020