Shëtitorja e Sarandës, Gurma: Gjatë sezonit veror do jetë e aksesueshme për turistët dhe biznesin
Ditën e sotme është zhvilluar Këshilli Bashkiak i Sarandës ku janë miratuar disa pika, ku përvecc diskutimeve mbledhja është shoqëruar dhe me debate.
I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, i cili i dha përgjigje pytjeve të bëra në mbledhje.
Një nga shqetësimet që u ngrit nga operatorët turistikë ishte ajo në lidhje me punimet që po kryhen në bulevardin e ri.
Gurma siguroi operatorët se edhe nëse punimet nuk mund të përfundojnë në 100%, shëtitorja do të jetë e aksesueshme për turistët duke mos pasur asnjë pengesë tek bizneset.
“Jemi duke punuar intensivisht. Do të ketë në gjykimin tonë ndërprerje të punës gjatë sezonit veror, në mënyrë që të aksesohet nga turistët dhe nga të gjitha bizneset e zonës. Besoj se kohën e humbur do ta rikuperojmë me intesifikimin e orarit të punës dhe besoj se pjesa më e madhe e punës do të jetë e realizuar”, u shpreh kryebashkiaku i Sarandës, Ardian Gurma. /Sarandanews/