Kongersi, Kumbaro mbledh PS-në e Gjirokastrës
Partia Socialiste e qarkut Gjirokastër është mbledhur këtë të mërkurë, duke u përgatitur për Kongresin e PS javën e ardhshme.
E pranishme në këtë takim përveç kryetarëve të Bashkive të qarkut, ishte dhe deputetja Mirela Kumbaro.
Në postimin e saj Kumabro shkruan:
“Takim ne ????Gjirokaster me te gjithe delegatet e Qarkut Gjirokaster, 7 kryetaret e PS te Gjirokastres, Tepelenes, Permetit, Libohoves, Memaliajt dhe Kelcyres dhe 7 kryebashkiaket socialiste te ketyre bashkive, ne pergatitje te Kongresit te PS javen e ardhshme.
✅POR edhe per nxitjen e nismes per anetaresimin ne PS te grave qe jane dhe votueset me te forta ne PS.
#EdheNje????????????
Qarku i Gjirokastres ka 2 kryebashkiake socialiste gra, 1 grua e ka edhe kryetaren e Keshillit te Qarkut, 2 deputete gra, por edhe 2 deputetet e opozites jane gjithashtu dy zonja nga Qarku”, përfundon Kumbaro.
/Sarandanews/