FOTOT/ Përcillet në varreza Nexhmije Hoxha
Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha dhe ish-drejtoresha e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, që vdiq dje në moshën 99-vjeçare, e papenduar për të shkuarën, përcillet sot në banesën e fundit.
Ceremonia është zhvilluar në Tirane, larg banesës ku jetoi deri sa vdiq. Siç duket edhe në disa foto të shkrepura nga LSA-ja, njerëzit i ka pritur djali Iliri dhe në krah te tij, dukej nusja, Teuta, e veshur me të zeza.
Të pranishëm kanë qenë edhe nipi, Ermali dhe nusja e tij, Rezarta Shkurta, gjithashtu me të zeza, madje edhe me syze të zeza, edhe pse ditë shiu.
Nuk kanë munguar lulet, e kurorat me lule nga Amerika.
“Ngushëllimet tona të përzemërta, nga familja Kujofsa, Boston”, lexohej në kurorën me lule të bardha.