Erëra të forta, pezullohet lundrimi në linjën Sarandë -Korfuz
Saranda është zgjuar me erëra të forta mëngjesin e sotëm. Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi ne linjat Sarandë-Korfuzë.
Kapitaneria e Sarandës njofton se shkak i pezullimit të lundrimit ishte vetëm moti me erë, ndërsa Porti i Sarandës ka marrë të gjitha masat e duhura për të kryer kontrollet shëndetësore për personat që hyjnë në portë përmes Korfuzit.
Moti i keq ka shkaktuar vonesa edhe në nisjen e trageteve në portin e Durrësit drejt Italisë.
2 tragetet e linjës Durrës-Bari të cilat ishin parashikuar të niseshin mbrëmjen e djeshme, janë nisur drejt Italisë mëngjesin e sotëm dhe pritet të mbërrijnë në destinacion në mesditë.
Sipas meteoalb shiu i dendur i cili “pushtoi” gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t’ia lënë vendin kthjellimeve.