EKSKLUZIVE/ Pamje nga ecuria e punimeve që po kryhen tek shëtitorja e Sarandës
Shëtitorja e Sarandës është një nga investimet më të rëndësishme që po kryen Bashkia.
Sarandanews ka ndjekur sot punimet që po kryehen tek shëtitorja, e cila gjatë sezonit veror pritet që të ketë mbaruar faza më e madhe e punimeve.
Një gjë e tillë u tha edhe nga kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pak ditë më parë.
Gurma siguroi operatorët se edhe nëse punimet nuk mund të përfundojnë në 100%, shëtitorja do të jetë e aksesueshme për turistët duke mos pasur asnjë pengesë tek bizneset.
“Jemi duke punuar intensivisht. Do të ketë në gjykimin tonë ndërprerje të punës gjatë sezonit veror, në mënyrë që të aksesohet nga turistët dhe nga të gjitha bizneset e zonës.
Besoj se kohën e humbur do ta rikuperojmë me intesifikimin e orarit të punës dhe besoj se pjesa më e madhe e punës do të jetë e realizuar”, u shpreh Ardian Gurma./Sarandanews/
EKSKLUZIVE/ Pamje nga punimet që po kryehen tek shëtitorja e re në qytetin e #Sarandës#Saranda #Saranadanews
Posted by Sarandanews.com on Saturday, February 29, 2020