Bashkia Sarandë bën publike rendin e ditës që do të mbahet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Bashkia e Sarandës ka bërë publike axhendën e nesërme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Kjo është dhe mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për vitin 2020.

Përmes një njoftimi, Bashkia Sarandë shkruan:

“Ditën e enjte, datë 27.02.2020, ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë me këtë rend dite:
1. P/Vendim “Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën, si dhe nga fondet e Buxhetit Vendor”,
2. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 –31 janar 2020 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”
3. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Janar 2020”.
4. P/Vendim “Mbi ngritjen e Këshillit Artistik – Kulturor ”
5. P/Vendim “Mbi miratimin e tematikës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak për periudhën Janar-Qershor 2020”
6. P/Vendim “ Mbi problematikat e PPV-së”
7. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas Vendimeve të Këshillit Bashkiak”

Pika të tjera:
1. Prezantimi i situatës aktuale në lidhje me strehimin të komunitetit Rom, të vendosur në Çukë .

  1. Informacion nga Bashkia mbi ecurinë e problemeve të mbivendosjes së shesheve të qytetarëve, të mara me Vendim të Këshillit Bashkiak, por të hipotekuara nga ish-pronarë.
  2. Informacion nga Bashkia mbi procesin e zbatimit të VKM 329 datë 22.05.2019 .

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

  • Komisioni i Çështjeve Juridike, Rendit dhe Emergjencave Civile, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shkurt, ora:13:00 .
    • Komisioni i Urbanistikës dhe Shërbimeve do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shkurt, ora : 12:00 .
    • Komisioni i Ekonomisë dhe Financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shkurt, ora: 14:00
    • Komisioni i Turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shkurt, ora: 13:00.
    • Komisioni i Arsimit, Kulturës dhe Sporteve, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shkurt, ora : 14:00”, theksohet në njoftimin e Bashkisë së Sarandës. /Sarandanews/