20 shkurti, Basha: Ta bëjmë Shqipërinë si Europa
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me anë të një mesazhi për 20 Shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Basha shkruan se si 29 vjet me parë edhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa.
“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar shtatoren e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike.
Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë edhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira”, shkruan kreu i opozitës /Sarandanews/